-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Iranianët zgjerojnë protestën, presidenti kërkon unitet

Kryesoret

Iranianët kanë protestuar për të shtatëmbëdhjetën ditë me radhë, protesta anti-qeveritare që u nxitën nga vdekja e një gruaje të re në kohën sa ishte në paraburgim. Ndërkaq, presidenti iranian, Ebrahim Raisi, ka bërë thirrje për unitet.

Universitetet dhe shkollat e mesme iu bashkuan protestave, duke i zgjeruar demonstratat që po mbahen pas vdekjes së Mahsa Amini, 22 vjeçe, e cila vdiq teksa ishte në paraburgim nën dyshimet se kishte shkelur rregullat e hixhabit, apo shamisë së kokës.

Videot e postuara në rrjetet sociale shfaqën protestat në Teheran, Karaxh, Shiraz dhe Isfahan, teksa pjesëmarrësit brohorisnin slogane, sikurse “Vdekje për diktatorin”.

Gjatë një seance parlamentare, presidenti iranian, Ebrahim Raisi, pranoi “dobësitë dhe dështimet” e shtetit, por në të njëjtën kohë përsëriti deklaratat e zyrtarëve të tjerë, përfshirë edhe ato të liderit suprem, Ajatollah Ali Khamenei, duke fajësuar armiqtë e Iranit për trazirat.

Madhësia e trazirave në Iran ka qenë e vështirë të verifikohet, pasi Qeveria ka bllokuar qasjen në rrjetet sociale dhe internet. Dëshmitarët kanë raportuar se ka tubime spontane në mbarë vendin, përfshirë edhe protesta të vogla, me qytetarët që po protestojnë edhe në katet më të larta të ndërtesave, dhe gratë po prenë flokët e tyre dhe po djegin shamitë./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit