-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria e Kosovës e vendosur: S’ka paga për grevistët

Kryesoret

Ministrja e Arsimit në Kosovë, Arbërie Nagavci, ka folur sërish lidhur me pagat e mësimdhënësve për muajin shtator, kohë sa ishin në grevë, duke se thënë se komunat të cilat janë përgjegjëse për organizimin e arsimit parauniversitar, nuk kanë raportuar në Departamentin e Thesarit në Ministri të Financave, ndonëse e kanë obligim.

Nagavci ka thënë se në Ministri të Financave janë dërguar vetëm ato të dhëna që i kanë pasur nga inspektorët dhe zyrtarët e Ministrisë së Arsimit, nga vizitat gjatë muajit shtator në shkolla e çerdhe me qëllim të realizimit të pagave për ta.

Ajo ka kritikuar Sindikatën e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) se është treguar e pakujdesshme sa u përket pagave, pasi siç ka thënë, kjo sindikatë do të duhej t’ua kompensonte pagat mësimdhënësve grevistëve.

“Për më shumë se një vit, kemi zhvilluar dhjetëra takime me kryesinë e SBASHK-ut, i kemi lutur të mos marrin hapa të pamenduar, pasi si Qeveri kemi adresuar shumë shqetësime të mësimdhënësve, kemi miratuar politika të reja e rritur buxhetin për arsim. Kemi diskutuar me Kryesinë e SBASHK-ut se a do të kompensojë sindikata pagat e mësuesve ashtu siç ndodhë në shumicën e vendeve tjera dhe meqë ligji ndalon kompensimin për punën e pakryer. Asnjë vëmendje e kujdes në këtë drejtim, përkundrazi një muaj grevë, shumë dëme për fëmijët, asnjë kujdes nga punëdhënësit, shumë zhurmë nga ata që kanë përgjegjësi për gjendjen në të cilën ndodhet arsimi”, ka shkruar Nagavci.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit