-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tregtonin ilaçe kontrabandë, procedohen penalisht 2 shtetas në Gjirokastër

Kryesoret

Policia e Gjirokastrës ka finalizuar me sukses operacionin “Medicines”. 2 femra njëra 37-vjeçe dhe tjetra 44-vjeçe janë proceduar penalisht pasi tregtonin ilaçe kontrabandë.

Ata janë nën akuzën e veprave penale: “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë”.

Njoftim

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se nisi procedimi penal për shtetasen me inicialet I. S., 37 vjeçe, banuese në Gjirokastër, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë”.

Gjatë kontrollit në automjetin e kësaj shtetaseje u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme medikamentesh mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat kjo shtetase i shiste në farmacinë e saj;

Po ashtu po procedohet 44-vjeçarja me inicialet N. A., banuese në Gjirokastër, për veprën penale “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin (dyqanin) në pronësi të kësaj shtetaseje u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi medikamentesh mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat kjo shtetase i shiste në këtë dyqan.

Vijon puna për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit