-sidi education-spot_img
21.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta në Tiranë/ Procedohet Adriatik Lapaj dhe disa të tjerë

Kryesoret

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka bërë të ditur se janë arrestuar katër persona dhe janë referuar materialet në Prokurori për disa të tjerë, lidhur me incidentet që ndodhën gjatë protestës të zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Gjatë protestës, disa individë kanë hedhur sende të forta ndaj punonjësve të Policisë, si pasojë e të cilëve dy punonjës policie janë lënduar, njëri prej të cilëve është ende në spital.

Në mesin e të proceduarve është edhe Adriatik Lapaj, drejtues i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, i cili akuzohet për veprime të paligjshme gjatë protestës, ndërsa janë nisur hetime për disa individë të tjerë, përfshirë ata që kanë pushtuar hapësirën publike para Kryeministrisë pa leje.

Mësohet se në pranga kanë rënë shtetesit Edison Haklaj, Alfred Matoshi, Eligert Hima dhe Ergjys Llanaj, ndërsa ka nisur procedimi penal për personat me iniciale V. H., A. Sh., E. L., A. B., A. Sh. dhe M. Xh., pasi dyshohet se gjatë zhvillimit të protestës, kanë hedhur sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit