Ukrainasit kanë rimarrë dy qytete në rajonin jugor të Khersonit – Davydiv Brid dhe Velyka Oleksandrivka. Lajmin e konfirmoi të martën Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës, sipas të cilës, marinsat ukrainas po përparojnë me besim drejt Detit të Zi.
Yurii Sobolevskyi, nënkryetari i këshillit rajonal të Khersonit, konfirmoi çlirimin e qytetit të Velyka Oleksandrivka në Telegram.
Njoftimet vijnë pasi zyrtarë dhe analistë pro-rusë, si dhe zyrtarë ukrainas, thonë se forcat ukrainase po bëjnë përparime të rëndësishme drejt qytetit të pushtuar Kherson, përgjatë bregut perëndimor të lumit Dnipro.
![](https://5pyetjet.al/wp-content/uploads/2022/10/Screenshot_1-12.jpg)
Kherson është një nga katër territoret pjesërisht të pushtuara që Rusia pretendoi se po aneksonte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.