Policia greke ka arrestuar një shqiptar pasi akuzohet për trafik droge dhe armë mbajtje pa leje.
Mediat grek raportojnë se 30-vjeçari shqiptar u arrestua mesditën e së hënës në qytetin e Zakinthos nga efektivë të policisë së grupit DIAS.
Gjithashtu gjatë kontrollit të kryer në banesën e tij u gjet një pako me 23.7 gramë heroinë, dy peshore precize, shuma prej 4795 euro, një pistoletë, një kuti fishekë metalikë dhe bombola gazi dhe dy celularë.