Dhjetëra zjarrfikës nxituan të shuanin flakët në një qytet afër kryeqytetit të Ukrainës sot pas asaj që zyrtarët lokalë thanë se ishin sulme nga dronët e prodhuar nga Irani, shpesh të njohur si “dronë kamikaze”.
Gjashtë dronë goditën një ndërtesë gjatë natës në Bela Chergva, rreth 75 kilometra në jug të Kievit, tha Guvernatori i Oblastit të Kievit, Oleksiy Kuleba.
Ukraina ka raportuar një seri sulmesh ruse duke përdorur dronët Shahed-136 të prodhuar nga Irani gjatë tre javëve të fundit, por sulmi në Bela Chergva ishte më i afërti me kryeqytetin Kiev.
Irani mohon furnizimin me dronë për Rusinë, ndërsa Kremlini nuk ka komentuar.
“Ishte një zhurmë e madhe, një tingull shpues. Dëgjova goditjen e parë, pashë dhe dëgjova të dytën. Pati një zhurmë dhe më pas një shpërthim”, tha 80-vjeçari Volodymyr, i cili jeton përballë ndërtesës së prekur.