Çdo ditë, ne hasemi me situata sfiduese dhe në shumë raste, të tilla ngjarje na stresojnë dhe kthehen në probleme. Gjithsesi, ka disa mënyra se si t’i shmangim problemet dhe të ndërtojmë një mendësi dhe qasje pozitive.
Mirënjohja
Të shprehësh mirënjohje për çastin, të tashmen dhe faktin që ti mund të zgjidhësh gjithçka. Mirënjohja na ndihmon të përqendrohemi në gjërat pozitive dhe t’i harrojmë ato që na stresojnë.
Airplane mode
Nëse çdo situatë të bën të marrësh direkt telefonin dhe të dërgosh mesazhin, apo të kundërpërgjigjesh “zjarr për zjarr”, bëj një hap pas dhe mendo. Kjo do të të ndihmojë të rimendosh ndodhinë dhe ta analizosh me gjakftohtësi.
Aktiviteti fizik
Yoga, meditimi, 10 minuta vrap dhe palestra do të të ndihmojnë të çlirosh energjitë negative.
Mësimi i përditshëm
Çdo ditë mëso diçka të re, qoftë një fakt interesant apo lexo 20 faqe përpara se të flesh. Kështu, pikëpamja jote në shumë situata do të ndryshojë, si dhe do kesh edhe më shumë dije.
Përqendrohu dhe argëtohu
Gjej një ekuilibër mes punës dhe argëtimit, në mënyrë që të marrësh më të mirën e të dy botëve.
Vendos kufij
Bëje të qartë nëse nuk të pëlqen/ toleron diçka. Kështu, do të ndërtosh marrëdhënie të shëndetshme me të gjithë.
Kërko ndihmë
Është mëse normale të kërkosh ndihmë. Jo gjithçka mund ta zgjidhësh vetë.
Artikuj të sugjeruar: