-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dita Ndërkombëtare e Mësuesit/ Meta: Arsimtarët shqiptarë, më të keqpaguarit. Rama e shkatërroi arsimin!

Kryesoret

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dhënë një mesazh me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mësuesit. Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se arsimtarët shqiptarë janë më të keqpaguar se të gjithë kolegët e tyre në rajon dhe në kontinent.

Sipas Metës, dhjetë vite në pushtet, Edi Rama nuk bëri asgjë për të ndryshuar gjendjen e rëndë në arsimin shqiptar, shton Meta në reagimin e tij.

‘Dhjetë vite në pushtet, Edi Rama nuk bëri asgjë për të ndryshuar gjendjen e rëndë në arsimin shqiptar, përkundrazi Dita Botërore e Mësuesit i gjeti sot pedagogët dhe profesorët në protestë për dinjitetin e tyre, trajtim financiar të paktën sa Kosova dhe kushte më të denja mësimdhënie’, shkruan Meta.

Kreu i Partisë së Lirisë ka publikuar ndërkohë të dhënat e përpiluara nga Komisioni Europian, që e renditin pagën e mësuesit shqiptar të fundit në Europë me rreth 4,233 euro në vit, shumë herë më pak se të ardhurat vjetore nga paga të një mësuesi në Maqedoninë e Veriut, Bosnjë-Hercegovinë, Serbi apo Malin e Zi ku mësuesit paguhen dy herë sa këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit