Me ardhjen e Muhamet Rrumbullakut në krye të policisë së shtetit, godina po ndryshon. Ditën e sotme ka nisur puna për fasadën.
Rikonstruksioni nuk dihet nëse do të prekë vetëm fasadën apo edhe pjesët e brendshme. Drejtori i ri po vjen me fasadë të re, por problemet e policisë së shtetit mbeten të vjetra.
Ngjarjet kriminale ende vazhdojnë. Një tjetër problem janë hakerat, që sipas qeverisë janë iranianë dhe që zbuluan dokumente dhe të dhëna sekrete, por edhe e-mailet e ish-drejtorit Gledis Nano duke shkaktuar kosto të fortë në imazh.
Drejtori i ri pak ditë më parë nisi lëvizjet e para. Por si në Durrës dhe Dibër ku caktoi drejtuesit nuk solli risi, por ashtu si paraardhësit e tij, po qarkullon të njëjtët emra. Mos prisni mrekulli…