Një turist amerikan hodhi në tokë dy buste romake të ekspozuara në Galleria Chiaramonti të Muzeut të Vatikanit.
Sipas mediave italiane, turisti, i cili normalisht kishte paguar biletën për të vizituar muzetë, filloi të bërtiste fraza të pakuptimta dhe i hodhi në dysheme dy bustet që ndodheshin në raftet brenda galerisë.
Burri, i cili u përshkrua si “i shqetësuar” dhe thuhet se donte të fliste me Papa Françeskun, u përpoq të arratisej por u arrestua dhe u dërgua në stacionin e policisë për t’u marrë në pyetje.
VATICAN—Italian media outlets report an American tourist damaged two Ancient Roman busts in the Vatican Museums, today.
— Bree A Dail (@breeadail) October 5, 2022
Witnesses say the man demanded to speak to Pope Francis, and when denied, threw the statues in response.
The man was immediately detained. pic.twitter.com/iQKLxmi8BN