-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ Lajm i trishtë për artin shqiptar, ndahet nga jeta kompozitori i njohur

Kryesoret

Fieri i ka dhënë sot lamtumirën e fundit një prej personaliteteve më të shquara në fushën e artit muzikor. Nikollaq Bulo, kompozitori i mirënjohur i qindra këngëve për fëmijë e të rritur, popullore apo dhe qytetare është ndarë nga jeta në moshën 83 vjeçare.

Bulo mban autorësinë e krijimit të Bandës Frymore të qytetit Fierit, Orkestrës Simfonike të këtij qyteti, Ansamblit Myzeqeja, është kompozitor i mirënjohur në shkallë vendi dhe pjesëmarrës si i tillë ne shumë prej festivaleve të RTSH. Ai është nismëtari i festivaleve për fëmijë e të rritur në Fier.

Jeta e trazuar në sistemin diktatorial, nuk mundi të frenonte talentin dhe pasionin e Nikollaq Bulos si një muzikant i talentuar dhe lider në qytetin myzeqar. Bulo mban titujt e lartë: Nderi i Qarkut Fier dhe vlerësuar me Urdhërin “Naim Frashëri”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit