“5pyetjet.al” siguron foton e ushtarakut Altin Celami. Ai arrestua dje pas operacionit në Tiranë dhe Durrës që çoi 14 persona pas hekurave për vrasje. Celami akuzohet për armëmbajtje pa leje.
Hetuesit kanë zbuluar se ushtaraku kishte blerë dy armë zjarri në Durrës ndërsa po hetohet rreth pistave të ndryshme, nëse është porositur dhe i kishte për llogari të dikujt apo motiv tjetër.
Celami do të përjashtohet nga radhët e ushtrisë për shkelje të rëndë.
Policia dhe prokuroria kanë në duar dëshminë e dy vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj të cilët u sulmuan disa net më parë në autostradën Durrës-Tiranë, madje njëri u mor peng.
Pas ngjarjes, policia u dha garanci për mbrojtje atyre dhe familjes që treguan atentatet dhe vrasjet.