-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kapet me 20 kg kanabis, në pranga 41-vjeçari në Fushë-Krujë

Kryesoret

Policia e Krujës ka vënë në pranga një 41-vjeçar, pasi i është gjetur sasi e madhe kanabis duke e tharë në shtëpi.

Si rezultat i operacionit, është sekuestruar 20 kg kanabis.

Njoftim

Sekuestrohen rreth 20 kg kanabis në proces tharjeje dhe vihet në pranga 41-vjeçari që e mbante lëndën narkotike në banesë.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë finalizuar operacioni e koduar “Home”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi:

-E. M., 41 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 41-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 20 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje, si dhe një sasi tjetër lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza, gati për shitje.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit