-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këshilli i Evropës: Çështja e Kosovës është konfidenciale

Kryesoret

Çështja e Kosovës nuk dihet nëse është në agjendën e Këshillit të Evropës. Zëdhënësi i Këshillit të Evropës, Daniel Holtgen, në një përgjigje për Klankosova është shprehur se diskutimet e Komitetit të Ministrave janë konfidenciale.

“Në terma më të përgjithshëm, procedurat për t’u bërë anëtar i KiE-së janë të përcaktuara në Statutin e KiE-së (veçanërisht në nenet 4, 5 dhe 20) dhe në Rezolutën Statutore që përcakton rolin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në proces. Ne dëshirojmë të tërheqim vëmendjen tuaj për faktin se diskutimet e Komitetit të Ministrave janë konfidenciale. Nuk kemi më shumë informacion në këtë fazë”, është shprehur Holtgen.

Ndërsa sot mediat serbe raportuan se çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës është hequr nga rendi i ditës. Kujtojmë se Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj të këtij viti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit