Emiljano Gjika është kreu i ri i Agjencisë të Trajtimit të Koncesioneve
Ai u emërua ditën e sotme nga Këshilli i Ministrave
Pak ditë pas ndryshimit të vendimit për organizimin e Agjencisë së Koncesioneve ku u vendos se Kryetari i ATRAKO-s do emërohet nga Këshilli i Ministrave, sot ka ardhur dhe emërimi i tij.
VENDIM
PËR EMËRIMIN NË DETYRË TË KRYETARIT TË AGJENCISË KOMBËTARE TË TRAJTIMIT TË KONCESIONEVE
Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikës 8/1, të vendimit nr.285, datë 10.4.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për organizmin, funksionimin, si dhe procedurat e nivelin e tarifave të shërbimeve që do të ofrohen nga Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve (ATRAKO)”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Z. Emiliano Gjika emërohet Kryetar i Agjencisë të Trajtimit të Koncesioneve.
2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.