Lajm i keq për shqiptarët që planifikojnë që të nisen ilegalisht drejt Britanisë së Madhe.
Sekretarja e Brendshme Suella Braverman tha se do të ndryshojë ligjin për të ndaluar emigrantët që kalojnë kanalin e La Manshit me gomone. “Qeveria duhet të bëjë plane për të dërguar azilkërkuesit në Ruandë” u shpreh ajo.
Më shumë se 33,500 njerëz kanë shkuar në Mbretërinë e Bashkuar këtë vit me gomone, mes tyre shumë shqiptarë.
Sipas planeve, emigrantët që “qëllimisht hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht nga një vend i sigurt duhet të kthehen me shpejtësi në vendin e tyre ose të zhvendosen në Ruandë“.
Qeveria ka thënë se skema do të dekurajojë të tjerët që të kalojnë Kanalin.
Fluturimi i parë u anulua disa minuta para nisjes në qershor, pas një ndërhyrjeje të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Autoritetet britanike shprehen se shumë nga ata që kalojnë përmes kanalit janë shqiptarë.
“E vërteta është se shumë prej tyre nuk janë skllevër modernë dhe pretendimet e tyre se janë trafikuar janë gënjeshtra” tha autoritetet britanike.