Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një 40 vjeçar i cili dyshohet të jetë shqiptar, është varrosur për së gjalli pasi aksidentalisht dheu e ka zënë poshtë.
Mediat italiane raportojnë se ai se ai po punonte në një kantier ndërtimi. Ende nuk është zbuluar identitet i viktimës. Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve, 40-vjeçari gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes.
Që prej fillimit të vitit, janë 7 të vdekurit në vendin e punës në territorin e Como-s, 4 prej të cilëve gjatë 2 javëve të fundit.
Një rekord dramatik, shkruajnë mediat italiane, që e konsiderojnë një shifër të pa pranueshme, që rrezikon të kthehet në pasqyrën e një vendi ku mungesa e sigurisë në punë është emergjencë e përditshme