-sidi education-spot_img
19.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha me gratë e LDG në Elbasan: Me mln euro që Rama blen instalacion në Kryeministri, mund të vendoset mamografia në çdo qytet

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi një takim me gratë e Lidhjes Demokratike të Gruas në Elbasan në kuadër të “Tetorit rozë” në sensibilizimin dhe luftën kundër kancerit të gjirit. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se kjo sëmundje është plotësisht e trajtueshme nëse kapet që në fazat e hershme.

Duke shprehur kritika ndaj qeverisë, Berisha deklaroi se kryeministri Rama vendos të ndërtojë instalacion me vlerë 4 milionë euro në oborrin e zyrës së tij, ndërkohë që me këto para, mund të siguronte vendosjen e mamografisë në të gjithë qytetet.

Sipas Berishës, në strategjinë kombëtare të luftës kundër kancerit, ishin siguruar gjithsej 6% të financimit, ndaj ai ngre pyetjen nëse ka një injorim më të madh se kjo.

‘Në një kohë kur, shpërdorimet në shpenzime të tjera janë të tmerrshme. Blihet instalimi 4 mln euro për ta vendosur në oborr. Me 4 mln euro mund të blesh mamografi në të gjithë qytetet e vendit.’, shprehet Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit