Shqetësimi i Perëndimit për marrëdhëniet midis presidentit rus dhe liderit çeçen është i dukshëm disa ditë pasi Ramzan Kadyrov, duke iu drejtuar Vladimir Putinit, i bëri thirrje atij të shtypte një “buton” dhe të hedhë armët bërthamore.
Pas tmerrit të shkaktuar nga deklaratat nxitëse të Kadyrov, Putin i dha titullin gjeneralmajor duke e uruar për ditëlindjen e tij.
Në të njëjtën kohë, ka zëra se Kadyrov po konkurron për postin e ministrit të mbrojtjes së Rusisë .
Vihet re se që nga fillimi i pushtimit rus, ai ka qëndruar hapur në krah të Putinit, duke i dhënë mbështetje Moskës.
Në një vendim të paimagjinueshëm për një shtet të civilizuar, autoritetet çeçene dyshohet se kishin urdhëruar burrat të “rrahin gratë e tyre” nëse merrnin pjesë në një demonstratë kundër Vladimir Putinit.