-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Serbia pretendon se e ka bllokuar shqyrtimin e kërkesës së Kosovës për pranim në Këshillin e Evropës

Kryesoret

Serbia ka arritur t’i bind shtetet anëtare të Këshillit të Evropës, që kërkesa e Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë organizatë të mos jetë në agjendën e takimit të sotëm të Komitetit të Ministrave në nivel deputetësh në Strasburg.

Kështu të paktën pretendon shefja e misionit të Serbisë në Këshillin e Evropës, Aleksandra Gjuroviç, duke theksuar se Beogradi deri më tani ka gjetur mirëkuptimin e shumicës së anëtarëve të Këshillit të Evropës se anëtarësimi i Kosovës nuk do të jetë në rend të ditës.

Megjithatë asgjë nuk është konkrete kjo pasi që në fillim të seancës, e cila është caktuar për në orën 9:30, caktohet edhe një herë rendi i ditës dhe më pas anëtarët mund të kërkojnë që kërkesa e Kosovës të përfshihet në diskutim.

“Edhe pse këtu ka një numër të madh të shteteve që fatkeqësisht e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ata janë gjithashtu të vetëdijshëm se fillimi i procedurës për anëtarësimin e Kosovës do ta hapte kutinë e Pandorës”, ka thënë ajo për Radio Televizionin e Serbisë, RTS.

Ndryshe Kosova kërkesën për aplikim në Këshillin e Evropës e ka dorëzuar më 12 maj.

Që nga atëherë ofensiva diplomatike e Serbisë karshi shtetësisë së Kosovës është intensifikuar sidomos, kur fjala bie për Këshillin e Evropës.

Deri më 9 nëntor 2022, Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës do të kryesohet nga Irlanda.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit