-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘The Times’: Shqipëria e kristaltë, ja vendet që duhet të vizitoni

Kryesoret

Dalëngadalë, Shqipëria po kthehet në xhevahirin e Ballkanit.

Ujërat e pastra kristal, malet mbresëlënëse dhe mundësia për t’u përballuar nga të gjithë udhëtarët, janë disa nga surprizat.

“The Times” i këshillon turistët të bëhen gati për t’u zhytur në një kulturë të pasur si në asnjë vend tjetër në Evropë, duke e përshkruar Shqipërinë si një destinacion të mrekullueshëm.

Por, cilat janë gjërat kryesore që mund të bëni në Shqipëri?

Kuptojeni historinë e Shqipërisë në Tiranë

Shanset janë që të filloni në Tiranë, ku do t’ju duhen disa ditë për ta eksploruar. Është një qytet kompakt.

Ndaloni për të parë shtëpinë e Sali Shijakut, me brendësinë e saj tradicionale, veprat e artit nga dyshemeja deri në tavan dhe një oborr me kalldrëm të përsosur për të pirë kafe.

Ecni nëpër historinë e Ballkanit

Vizitoni Butrintin, në bregun perëndimor të Shqipërisë, një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s, ku mund të ecni nëpër mijëra vjet të historisë së Ballkanit,

Shihni qytetet e trashëgimisë botërore të Beratit dhe Gjirokastrës

Qytetet e Beratit dhe Gjirokastrës në zonën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s në Shqipërinë e Jugut, janë të paharrueshme për arkitekturën, kështjellat dhe pazaret e tyre osmane.

Ecni në parqet kombëtare – por kujdes nga arinjtë

Të shkosh në ndonjë prej parqeve kombëtare të Shqipërisë, Llogara apo Valbonë janë dy shembuj të shkëlqyer.

Relaksohuni në Rivierën Shqiptare

Riviera shqiptare në detin Jon shtrihet nga qyteti i Vlorës deri në Sarandë dhe është një përzierje fshatrash të vendosura në dalje shkëmbore dhe plazhe që shtrihen për kilometra të tëra.

Mes rrugëve gjarpëruese dhe ullishteve ka mundësi për të vizituar festivale muzikore ose për të parë qytete të lashta fantazmë si Tragjasi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit