Ditën e sotme policia e Tiranës ka arrestuar një 23-vjeçar pasi tregonte kokainë në lokalin e tij.
Blutë e Tiranës raportojnë se gjatë kontrollit në ambientet e lokalit në pronësi të 23-vjeçarit J.K në rrugën “Myslym Shyri”, u gjet një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe pajisje që shërbejnë për konsumimin e lëndëve narkotike.
Gjithashtu, në ambientet e lokalit u gjetën shtetasit K.D 24 vjeç, F.Gj 24 vjeç dhe J.M 19 vjeç, të cilëve iu gjetën pajise të tjera që shërbejnë për konsumimin e lëndëve narkotike dhe një sasi kokaine. Të tre të rinjtë u proceduan penalisht.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.