Për dy vjet një grua 70-vjeçare nga Greqia është përdhunuar dhe kërcënuar me jetë vazhdimisht nga kunati i saj 65-vjeçari
Sipas mediave greke 65-vjeçari, me profesion fermer, për ta bindur gruan që t’i nënshtrohej vullnetit të tij, e kërcënonte me sharrë dhe i griste rrobat.
Gruaja ka vendosur t’i japë fund makthit të saj duke u përballur me të njëjtat armë me autorin. Duke mbajtur sharrën në duar, e moshuara e paralajmëroi 65-vjeçarin të mos i afrohej. Burri duket se është frikësuar dhe është larguar.
Më pas 70-vjeçarja ka bërë padi dhe tashmë çështja do të shqyrtohet të hënën e ardhshme në Gjykatën e Magjistraturës Egje.