-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vasili: Rama s’e ka hequr fashën e 800 kWh, është në fletoren zyrtare

Kryesoret

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili akuzon qeverinë për shkelje të ligjit për sa i përket fashës prej 800 kWh.

Vasili shkruan se qeveria po tregon një Haxhiqamilizëm shumë të trashë, të denje për sharlatanë, që s’njohin as shtet as ligj. Sipas tij, çmimi i ERE për fashën është në fuqi dhe i botuar në Fletoren Zyrtare.

Ai thekson se qeveria është në shkelje flagrante e ligjit, shpërdorim skandaloz i detyrës me pasoja financiare dhe mashtrim botërisht për qëllime politike.

Qeveria nuk ka marrë asnjë vendim dhe nuk ka depozituar asnjë kërkesë në ERE për anulimin e fashës 800KWh, por vazhdon demagogjinë antiligjore.

Ky është një qëndrim pak të thuash i çmendur dhe i marrë.
Ligji për Sektorin e Energjisë Elektrike Nr.43/2015 ne Nenin 83 dhe 85 për cakton qarte se Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU) furnizon qytetarët me energji elektrike me çmime sipas kushteve të përcaktuara nga ERE.
Ligji 43/2015 ka parashikuar Rregulloren e Organizmit, Funksionimin dhe Procedurat e ERE si dhe Metodologjia e Përcaktimit të Çmimit të Shitjes së Energjisë Elektrike me pakicë te klientët fundorë që furnizohen nga FSHU miratuar nga ERE në dt 23.11.2017
,” është shprehur ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit