Siç edhe ishte lajmëruar Kreu i Grupit të PD-së Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi kanë shkuar në Presidencë, për të takuar presidentin Bajram Begaj për të biseduar për zgjedhjet vendore 2023.
Kujtojmë që ditën e sotme trupa diplomatike në Tiranë zhvilloi një takim me deputetët e Partisë Demokratike, pjesë e grupimit të Alibeajt: Jorida Tabaku, Grida Duma, Dhurata Çupi, Agron Gjekmarkaj, Gazment Bardhi.
Në fokus të takimit ishte Reforma Territoriale, ndërsa nga pala tjetër ishin të pranishëm ambasadorja e SHBA Yuri Kim, ambasadorët e BE-së, Italisë, OSBE-së, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe.
Nesër do të mbyllen konsultimet me takimin me kreun e grupit të PS-së, Taulant Balla. Opozita kërkon datën 14 maj për zgjedhjet lokale.