Një 30 vjeçar është gjetur pa shenja jete sot te Liqeni i Farkës.
Sipas policisë së Tiranës dyshohet se i riu vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa nuk raportohet për asnjë shenjë dhune në trupin e tij.
Grupi hetimor po merret me zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i plotë:
Tiranë/Informacion paraprakMë datë 06.10.2022, në liqenin e Farkës, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, dyshohet i mbytur, shtetasi L. D., 30 vjeç, i cili dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.