Ballkani fitoi sot 3-4 me Sivasspor në transfertë, për ndeshjen e tretë në Conference League. Katër pikët në grup bëjnë që skuadra e Ilir Dajës të shkruajë historinë me fitoren e parë në Conference League për një skuadër nga Kosova.
Pas ndeshjes, entuziazmi te Ballkani ka qenë në kulm, me urimet që nuk kanë munguar. Gazetari Dritan Shakohoxha ka uruar në mënyrë të veçantë trajnerin.
“Respekte Ilir Daja. Ahhh sikur të dije edhe italisht”, shkruan Shako.

Daja ishte një emrat e përfolur për të zëvendësuar Rejën në stolin e Kombëtares, me FSHF që pritet të mos rinovojë me italianin, por ende nuk ka asnjë detaj nga FSHF në lidhje me emrin që pritet t’i zërë vendin italianit.