Policia e Tiranës ka nxjerr njoftimin zyrtar për sekuestrim e armëve ditën e djeshme në zonën e “5 majit”.
Blut e Tiranës njoftojnë se në thasë janë gjetur pjesë armësh të ndryshme (kallashi, mitralozi të lehtë, mitralozi të rëndë, pushke), municione luftarake dhe pajisje optike ushtarake, të futura në thasë.
Gjithashtu në njoftimin e policisë thuhet grupi hetimor vijon punën për identifikimin e poseduesve të armëve dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.
Provat materiale do dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminim.