Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla në përfundim të takimit konsultues me Presidentin Begaj për datën e zgjedhjeve u shpreh se forca e tij politike nuk ka asnjë pretendim.
Ai u shpreh i bindur se cilado që të jetë data që do të vendoset, PS do të fitojë zgjedhjet lokale.
”Ne nuk kemi diskutuar apo nuk kemi qenë të prerë në një propozim tonin për një datë. Besojmë që presidenti duhet të marrë në konsideratë të gjitha propozimet që vijnë nga të gjitha forcat.
PS është gjithmonë e gatshme të marrë gjithmonë pjesë në zgjedhje dhe t’i fitojë në secilën datë që të dekretojë presidenti. Vlerësim maksimal për gatishmërinë e presidentit për të dëgjuar të gjithë aktorët që priten që të marrin pjesë” tha ai.