Moti në vendin tonë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.
Për ditën e nesërme parashikohet mot i kthjellët në të gjithë territorin por nuk do të mungojnë alternimet e pakta deri mesatare të vranësirave kalimtare.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s ndërsa në bregdet dhe lugina era me rrahje deri në 6-8m/s.
Temperaturat parashikohen
në zona malore 6 deri 24°C
në zona e ulëta 8 deri 29°C
në zona bregdetare 12 deri 29°C