Një 28-vjeçar është plagosur rëndë teksa po drejtonte një motor pa targa. Aksidenti ka ndodhur në aksin Korçë-Kapshticë.
Atij iu dha ndihma në spitalin e Korçës, por më pas u nis në drejtim të Tiranës.
“Më datë 06.10.2022, rreth orës 13:20, në aksin rrugor Korçë-Kapshticë, në afërsi të fshatit Dobranj, Devoll, shtetasi K. B., rreth 28 vjeç, banues në fshatin Menkulas, Devoll, duke drejtuar një motomjet pa targa, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.
Shtetasi K. B. mori ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Korçës dhe po transportohet në Tiranë, për mjekim më të specializuar.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit,” ka njoftuar policia.