-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Emigrimi apo pagat e ulëta, çfarë po i le bizneset e Kosovës pa punonjës?

Kryesoret

Në dyert dhe dritaret e bizneseve në Kosovë janë bërë të shpeshta shpalljet, nëpërmjet së cilave kërkohen punëtorë.

Dhjetëra biznese në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, kanë të vendosura shpallje të tilla.

Shitës, punëtor arke, rrobaqepës, kuzhinier e kamerier janë profesionet që kërkohen më së shumti muajt e fundit.

Ekipi i Radios Evropa e Lirë ditëve të fundit ka fotografuar dhjetëra shpallje të tilla në rrugët e kryeqytetit.

Bujar Hajdini është një biznesmen nga Prishtina që operon në sektorin e tekstilit.

Përveç në rrjete sociale ai ka vendosur edhe shpallje fizike me shpresën se dikush do të paraqitet.

“Punëtorët si diamanti, vështirë gjenden”

Një sektor tjetër që vazhdimisht është në kërkim të punëtorëve është gastronomia. Këtu mungojnë kamerierët, banakierët, kuzhinierët dhe në veçanti mirëmbajtësit.

Florim Sermaxhaj që menaxhon një biznes të gastronomisë në kryeqytet thotë se thuajse çdo muaj është i obliguar të shpallë konkurse për punëtorë.

“Nevojë për punëtorë kemi sa të duash, por është bërë shumë problem të gjajmë. Si ta gjesh një diamant, si ta gjesh një punëtor – e njëjtë është bërë”, tregon ai.

Florim Sermaxhaj, menaxher në një lokal në sektorin e gastronomisë në Prishtinë.
Florim Sermaxhaj, menaxher në një lokal në sektorin e gastronomisë në Prishtinë.

“Më mirë hiç se i shkelur”

Mungesa e kontratave të punës, orari i stërzgjatur i punës, mohimi i pushimit vjetor si dhe shkelje të tjera të Ligjit të punës nga bizneset janë, sipas disa qytetarëve, ndër arsyet kryesore që kanë ndikuar në rënien e interesimit të qytetarëve për të punuar në sektorin privat.

Në veçanti rol të rëndësishëm kanë luajtur edhe pagat e ulëta.

Një furrë buke kërkon punëtore shitëse.
Një furrë buke kërkon punëtore shitëse.

I.K, një i ri nga qyteti i Kamenicës thotë se ka punuar rreth pesë vjet në sektorin e gastronomisë në Prishtinë.

Në shumicën e vendeve të punës tregon se nuk ka pasur kontratë pune, nuk i është dhënë pushim vjetor, ka punuar me orar të stërzgjatur dhe nuk i janë paguar kontributet.

Paga më e lartë që ka marrë ka qenë 300 euro, thotë ai.

Shpallje për punë në një dyqan këpucësh në Prishtinë.
Shpallje për punë në një dyqan këpucësh në Prishtinë.

Nga viti 2011 paga minimale në Kosovë është 130 euro për personat nën moshën 35 vjeç si dhe 170 për ata mbi 35 vjeç.

Në muajin prill të këtij viti Qeveria e Kosovës miratoi projektligjin që i hap rrugës rritjes së pagës minimale në 264 euro bruto apo 250 neto. Kryeministri Albin Kurti deklaroi më parë se nga ky vendim do të përfitojnë rreth 100 mijë punëtorë. Ky projektligj ende nuk është miratuar në Kuvendin e Kosovës./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit