-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Izraeli refuzon propozim amerikan për marrëveshjen detare me Libanin

Kryesoret

Izraeli nuk do ta pranojë propozimin amerikan për marrëveshje detare me Libanin.

Është ky qëndrimi më i fundit nga pala izraelite lidhur me çështjen, e cila ka kërkuar vijimësisht ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve, por që ende nuk ka gjetur zgjidhje.

Disa zona të shelfit detar, në të cilat gjenden sasi të mëdha nafte, janë arsyeja kryesore për mos pranimin nga ana e Izraelit, duke qenë se këta të fundit kanë pretendime të forta mbi zonën.

Izraeli dhe Libani janë në mosmarrëveshje për kufirin që ndan Zonat e tyre Ekskluzive Ekonomike (ZEE), një zonë në det të hapur që njëri nga vendet mund të pretendojë për nxjerrjen e burimeve.

Gjatë 15 viteve të fundit, bazuar në vlerësimet se fushat pranë bregdetit izraelit mund të përmbajnë 34.5 trilion metra kub gaz, Izraeli ka vazhduar të zhvillojë rezerva të gazit natyror në brigjet e tij, disa prej të cilave pretendohen nga Libani.

Izraeli pretendon se kufiri detar midis dy vendeve shkon më në veri sesa pretendon Libani si Zonë Ekskluzive Ekonomike.

Linja 29 e pretenduar nga qeveria libaneze i jep Bejrutit 1430 km katrorë, në vend të 860 km katrorë të linjës 23 të miratuar në 2011.

Në ato kilometra katrorë në vitin 2013, u zbulua një rezervë gazi e njohur si Karish.

Më 5 qershor, Izraeli vendosi Energean Power, një anije lundruese për nxjerrjen dhe depozitimin e gazit në fushën e gazit Karish, duke shkaktuar një ndezje të tensioneve midis dy vendeve, të cilat nuk kanë arritur kurrë paqen mes tyre dhe as që njohin kufijtë e tyre tokësorë.

Mosmarrëveshja mes dy kombeve vazhdon prej vitesh dhe në periudhën e fundit është acaruar nga prania e gazit natyror.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit