Për 3 ditë me radhë përfaqësues zyrtarë të vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit, studiues të përzgjedhur dhe përfaqësues nga Divizioni i Çështjeve të Këshillit të Sigurimit (SCAD) do mblidhen në Tiranë për të ndarë idetë, pozicionet dhe mendimet mbi avancimin e metodave të punës së Këshillit.
Në pritjen e organizuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme merrni pjesë edhe ambasadorë të akredituar në Tiranë.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mirëpriti në Tiranë Grupin Informal të Punës të Këshillit të Sigurimit të OKB, për Dokumentacionin dhe Çështjet e Tjera Procedurale (IËG).
Kryediplomatja shqiptare theksoi se bota nuk ka luksin të përballojë të ketë një Këshill Sigurimi që nuk është në gjendje të kryejë detyrën e tij parësore, e cila është garantimi i sigurisë dhe paqes botërore.