-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Biznese dhe luks! Bllokohet pasuria marramendëse e “bosit” të Elbasanit

Kryesoret

Gjykata e Elbasanit me kërkesë të prokurorisë ka vendosur sekuestro preventive mbi 3.5 milionë euro pasuri të Albert Topuzit, që dyshohet se janë vendosur nga aktiviteti kriminal në Itali, prostitucioni.

Një pjesë të pasurisë, Alberti e kishte kaluar në emër të dy vëllezërve të tjerë Gentian, Bashkim Topuzi për të humbur gjurmët. Operacioni “Fasada” për pasurinë e 46-vjeçarit u finalizua sot. Prokuroria thotë se kërkesa në gjykatë është bërë bazuar në “provat e grumbulluara gjatë hetimeve të kryera”.

“Albert Topuzi është autor i dyshuar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarive kriminale”, pasi më parë ka qenë i arrestuar në Itali, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, në rrethana rënduese. Në zbatim të vendimit të gjykatës u bë i mundur sekuestrimi i pasurive të ndryshme, me vlerë rreth 3.5 milionë euro” thuhet më tej në njoftimin zyrtar.

Konkretisht janë sekuestruar: një ndërtesë trekatëshe, një ndërtesë dykatëshe, 3 apartamente, disa automjete të llojeve të ndryshme, 4 sipërfaqe ndërtimi dhe një aktivitet tregtar (biznes) me objekt prodhimin e betonit.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera të përfituara në mënyrë të kundërligjshme, që ky shtetas dhe familjarët e tij mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit