-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Koalicioni opozitar? Idrizi vendos objektivat: PDIU e hapur për diskutime

Kryesoret

Presidenti Bajram Begaj takoi sot në mesditë kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi për t’u konsultuar për datën e zgjedhjeve të reja lokale që do të mbahen vitin e ardhshëm.

Në dalje nga zyra e kreut të shtetit, Idrizi foli për problemet që kanë shoqëruar gjithmonë zgjedhjet në Shqipëri.

Raporti i OSBE ka adresuar probleme shumë të mëdha si për shit-blerjen e votës, votimin e emigrantëve, ndërhyrjen e shtetit në procesin zgjedhor.

Probleme shumë të mëdha të mbaruara që i shoqërojnë zgjedhjet nga një palë tek tjetra” tha ai.

I pyetur nëse ka qenë në kontakt me Sali Berishën për koalicion opozitar për zgjedhjet lokale, Idrizi vendosi objektivat.

Brenda grupimeve opozitare ka shumë grupime dhe ky grupimi që keni parë dje ka qenë një grup i përbashkët prej shumë kohësh, unë nuk kam qenë asnjëherë.

PDIU ka qenë në kontakt dhe do të vlerësojmë. Këto janë zgjedhje lokale. PDIU është e interesuar për këshilltarë.

Por mund të ketë edhe zona për të parashtruar aty ku valenca e PDIU-së është më e madhe. Ne jemi të hapur të diskutojmë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit