-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Njohu Berishën, apo takimin e kërkoi Bylykbashi? Presidenti duhet të flasë

Kryesoret

Sot presidenti Bajram Begaj mbylli takimet konsultuese me partitë për datën e zgjedhjeve lokale të vitit tjetër. Por kreu i shtetit, doli nga tradita.

Ai nuk takoi vetëm kryetarët e grupeve, por edhe deputetin Oerd Bylykbashi, i cili është pjesë e grupit të Sali Berishës.

Por a është kjo njohje e kreut të shtetit për Sali Berishën në krye të PD-së? Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla aludoi se takimin mund ta ketë kërkuar Bylykbashi dhe jo ta ketë thirrur Begaj.

Nuk e di kë ka pritur zoti Begaj. Nuk mbaj regjistrin e cilit hyn dhe del nga presidenca. Të gjitha autoritetet respektojnë ligjin dhe vendimin e gjykatave.

Në kuvend, kryetari i grupit të PD-së dhe dy të tjerëve janë, Alibeaj, Mediu dhe Doda. Tradita përfshin konsultimet me kryetarët e grupeve. Nëse deputetë të caktuar kërkojnë takime me presidentin” tha Balla.

E ka kërkuar Presidenti takimin? “Nuk e di, pyesni presidentin. As presidenti dhe askush nuk duhet të dalë mbi vendimet e gjykatave dhe cështjet e brendshme të një partie” tha Balla. Tashmë duhet të flasë vetë presidenti për t’i dhënë fund pikëpyetjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit