Kuvendi i Shqipërisë ditën e sotme ka miratuar, projektligjin për bashkëpunimin ekonomik japonez për projektin për përmirësimin e pajisjeve, konservimin, restaurimin dhe mjedisin ekspozues në Muzeun Historik Kombëtar të Shqipërisë.
Projektligji u miratua me 95 vota pro, dhe asnjë kundra apo abstenim.
Gjithashtu Kuvendi ka miratuar projektligjet:
Për një ndryshim në vendimin nr. 69/2021 “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar – 96 pro – Abstenim 0 – Kundër 0.
– “Për ngritjen e Nënkomisionit për Mjedisin dhe Bujqësinë, si pjesë e Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin” – 96 pro – Abstenim 0 – Kundër 0.