-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skema si e ndiqnin! Dënohen policët që spiunonin Vis Martianjn te “Princi” i Tiranës

Kryesoret

Gjykata e Tiranës ka cilësuar fajtorë dhe ka dënuar me nga 2 vite burg 3 personat që akuzoheshin nga prokuroria për veprën penale të “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen” e biznesmenit Ervis Martinaj.

Bëhet fjalë për ish-punonjësin e policisë në Durrës, Ardian Ahmeti, që mbante detyrën e shefit të IT-së në këtë drejtori, Dejvison Serjani dhe Nensi Shaqiri, e cila punonte në një agjenci udhëtimesh.

Gjykata i ka konveruar dënimin Nensi Shaqirit në shërbim prove me 3 vite për shkak se ajo ka fëmijë të mitur vetëm 1 vjeç. 

Sipas dosjes së prokurorisë, kjo e fundit punonte në një agjenci udhëtimesh në zonën e “Myslym Shyrit” dhe siguronte informacionet për udhëtimet e Ervis Martinajt nga Shqipëria në Kosovë dhe nga Kosova në drejtim të Turqisë.

Sipas organit të akuzës lëvizjet e Ervis Martinajt jashtë vendit i dërgoheshin Leonard Dukës ose siç thirret ndryshe si “Princi Damian”, i cili dyshohet se ka planifikuar vrasjen e ish-shokut të tij që u kthyen në armiq në këto dy vend.

Këto informacione, janë shitur për një shumë prej 30 mijë eurosh. Bëhet fjalë për lëvizjet e Martinajt gjatë fillimi të viti 2019 kur përplasja mes Dukëve dhe tij ishte shume e fortë. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit