16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të gjithë në Pragë kundër Putinit, Rama: Shpresoj të ndërtojmë diçka

Kryesoret

Liderët e 44 vendeve evropiane janë mbledhur sot në Pragë për të dërguar një sinjal të qartë për izolimin e Rusisë dhe do të përpiqen të krijojnë një rend të ri pa të, tha përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell.

Pjesë e takimit është edhe kryeministri Edi Rama. “Nuk është një ide e re, është ide e vjetër. Takimi do të vazhdojë dhe shpresoj të ndërtojmë diçka për njerëzit tanë. Kjo ide rilindi pasi pati një krizë, shpresoj të mos ketë një krizë tjetër për të pasur një tjetër takim.

Por nga ky takim do të bëjmë përpara dhe do të vijomë të ndërtojmë diçka shumë të rëndësishme për komunitetin e madh të shteteve europiane dhe njerëzve.

Shqipëria është pjesë e një rajoni që është Ballkani Perëndimor, i rrethuar nga shtete europiane dhe për ne është thelbësore që teksa nuk jemi BE, por E pa B të jemi me ju”, tha Rama për gazetarët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit