-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

12 vite burg! SPAK i merr “Shpirtin” ish-truprojës së Saimir Tahirit

Kryesoret

12 vite burg ka kërkuar SPAK për ish-truprojën e Saimir Tahirit, Hekuran Markun. Ai akuzohet për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Emri i tij doli në operacionin ndërkombëtar të koduar “Shpirti”.

Si pasojë e këtij operacioni janë vendosur në pranga biznesmenë, prokurorë dhe zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, të akuzuar si pjesëmarrës në veprimtaritë kriminale të drogës. Marku u ekstradua nga Gjermania në Shqipëri pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme.

31 janë personat e pandehur nga kjo dosje, mes tyre janë edhe pesë funksionarë publik nga prokurori i Vlorës, Maksim Sota dhe Ilirjan Balla, ish-shef i trafiqeve në Policinë e Shtetit, Artur Krasniqi, Festim Lelaj funksionarë shtetërorë  të gjithë të akuzuar për shpërdorim detyre.

Mes të dërguarve për gjykim janë edhe dy truprojat e ish ministrit Saimir Tahiri, Paul (Agustin) Deda dhe Hekuran Marku. Të dy janë të dyshuar si i përfshirë në ‘skemën’ e trafikut ndërkombëtar të kanabisit që grupi kriminal i drejtuar nga Ilirjan Duçellari.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit