-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ankesa të njëpasnjëshme për sjellje të pahijshme, Kryeministrja shkarkon ministrin e qeverisë

Kryesoret

Një ministër i qeverisë britanike është shkarkuar pas një ankese të adresuar ndaj tij për “sjellje të pahijshme serioze”.

Kryeministrja britanike, Liz Truss shkarkoi Conor Burns, një ministër në Departamentin për Tregtinë Ndërkombëtare. Ministri akuzohet për sjellje të papërshtatshme në konferencën e Partisë Konservatore këtë javë.

“Pas një ankese për sjellje të pahijshme serioze, kryeministri i ka kërkuar deputetit Conor Burns të largohet nga qeveria në mënyrë të menjëhershme. Kryeministri ndërmori veprime të drejtpërdrejta për t’u informuar për këtë pretendim. Ai është e qartë se të gjithë ministrat duhet të ruajnë standardet e larta të sjelljes”, tha zëdhënësi i Truss.

Burns ka qenë deputet i Bournemouth West që nga viti 2010. Pas referendumit të BE-së ai u afrua me Johnson, duke punuar si sekretar i tij privat parlamentar.

Kur Johnson u bë kryeministër, Burns u emërua ministër për politikën tregtare. Ai dha dorëheqjen në maj 2020 pasi një hetim parlamentar zbuloi se ai kishte abuzuar me pozitën e tij.

Burns u kthye në qeveri në shtator të vitit të kaluar si ministër në Zyrën e Irlandës së Veriut dhe ai shpesh udhëtonte në Shtetet e Bashkuara në një përpjekje për të thyer ngërçin mbi protokollin e Irlandës së Veriut.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit