-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Asociacioni? Osmani: Mbështes çdo iniciativë që s’ka kompetenca ekzekutive

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, konsideron se mësuesit në Kosovë duhet të paguhen, nëse ka një premtim për kompensimin e planit mësimor të humbur gjatë grevës në muajin shtator.

Gjatë një interviste në Pragë për Radion Evropa e Lirë, presidentja e Kosovës foli edhe për përfitimet e Kosovës nga Bashkësia Politike Evropiane, një platformë për koordinim politik e zyrtarizuar në Pragë, më 6 tetor.

Osmani tregoi se pse ende nuk është duke u formuar Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë, duke shtuar se ajo e “mbështet çdo iniciativë që nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.

Ajo foli edhe për dialogun me Serbinë, ndërsa për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, thotë se është “optimiste e kujdesshme”.

Sa i përket moszbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për tokën e Manastirit të Deçanit, Osmani thotë se ai vendim bazohet “në vendime diskriminuese të kohës së Millosheviqit” dhe shton se Kosova duhet të jetë “e kujdesshme për precedentin që krijohet nga një vendim i tillë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit