-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Covid sërish shqetësues në Kinë, mbyllet aeroporti

Kryesoret

Situata e COVID-19, duket se është ende shqetësuese në Kinë, për shkak të rritjes së rasteve.

Të shumtë kanë qenë turistët që janë panikosur kur kanë mësuar se do të mbyllet aeroporti.

Aeroporti Xishuangbanna, në provincën Yunnan të Kinës, hyri në një bllokim të mërkurën në mëngjes, ndërsa udhëtarët kishin mbushur të gjithë terminalin, në pritje të një përgjigje.

Bllokimi i papritur ishte për shkak të 61 rasteve të reja me Covid të raportuar në zonë, thanë autoritetet lokale.

Video tregon rojet me kostume anti covid dhe mburoja duke u përballur me turistë vendas kinezë, disa prej të cilëve shihen duke ngritur zërin të zhgënjyer.

“Policët kinezë Covid përdorin mitralozë për të shtypur pasagjerët për t’i ndaluar ata të largohen nga aeroporti Xishuangbanna në provincën Yunnan sot,” shkroi dikush në rrjetet sociale.

Miliona kinezë po jetojnë nën ligjin ushtarak tani! Çdo disa qindra metra dhe çdo kryqëzim, ka një roje që mban një pushkë për të zbatuar bllokimin,- vijohet në video të tjera.

Disa rajone kineze kanë rritur masat e tyre për Covid në javët e fundit në një përpjekje për të përballuar një rritje të re.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit