Dy shtetas rusë zbarkuan në një ishull të largët të Alaskës për t’i shpëtuar mobilizimit të Putin-it dhe për të kërkuar azil në Shtetet e Bashkuara.
Kjo u raportua, sipas televizionit amerikan “ABC”, nga Lisa Murkowski dhe Dan Sullivan, senatorë republikanë nga Alaska.
Sipas Murkowski-t dhe Sullivan, dy rusët mbërritën me një varkë të vogël në një plazh pranë Gambell, një qytet në ishullin San Lorenzo, 80 kilometra nga kontinenti rus.
“Ardhja e tyre na befasoi,” tha Guvernatori i Alaskës, Mike Dunleavy. “Megjithatë, nuk presim një fluks të vazhdueshëm”.
Gjithsesi senatori Dan Sullivan nuk përjashton ardhjet e reja.
Autoritetet federale “duhet të kenë një plan gati në rast se rusë të tjerë vendosin të kalojnë ngushticën e Beringut dhe të mbërrijnë në Alaskë”.
Incidenti “tregon qartë dy gjëra: e para është se rusët nuk duan të luftojnë luftën e Putin-it kundër Ukrainës. E dyta është se, duke pasur parasysh afërsinë e saj me Rusinë, Alaska luan një rol vendimtar në sigurinë kombëtare të SHBA-së, “përfundoi Sullivan.
Senatorja Lisa Murkowski ndoqi deklaratën e tij, sipas së cilës incidenti nxjerr në pah “nevojën për siguri më të madhe në Arktikun Amerikan”.