-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Largimi i mjekëve nga Kosova, Kurti: Shifrat po fryhen

Kryesoret

Për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, fenomeni i largimit të mjekëve nga Kosova, nuk është ashtu siç po proklamohet me pompozitet nga disa individë.

Sipas tij shifrat dhe përshtypja që krijohet janë më të fryra se sa realiteti, kur fjala bie për mjekët që po largohen nga Kosova.

“Nuk po them që ka mjek që nuk po shkojnë mirëpo nuk mendoj që është në rregull që çdo e dyta fjali në shëndetësi të jetë për mjekët që po shkojnë sepse nuk reflekton realitetin”, ka thënë Kurti në foltoren e Kuvendit të Kosovës.

Qeveria e Kosovës, sipas të parit të ekzekutivit po angazhohet për t’i mbajtur punëtorët shëndetësor në vendet e tyre të punës.

“Një pjesë e tyre kalojnë edhe në sektorin privat, disa shkojnë jashtë vendit, megjithatë besoj që shifrat edhe përshtypja që krijohet janë më të fryrë se sa realiteti. Spitalet, qendrat e mjekësisë familjare janë të mbushur me mjek të devotshëm”, ka shtuar ai.

Sipas tij Qeveria e Kosovës po përpiqet që të rregullojë atë çka ka gjetur nga qeveritë e kaluara.

“Unë nuk merrem me punësime me emra të veçanta as me mbiemra specifik ne krijojmë mundësi ne vendosim parime ne udhëhiqemi nga vlerat, pastaj të tjerët aplikojnë, pranohen punojnë kontribuojnë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit