-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kriza klimatike po shkakton edhe përhapjen e viruseve tropikale

Kryesoret

Ethet tropikale të shkaktuara nga infektimi i mushkonjave patën përhapje këtë verë në Francë.

Tradicionalisht, ky infeksion viral është kufizuar në rajonet tropikale, duke përfshirë pjesë të Azisë, Amerikës dhe Karaibeve.

Por teksa klima ngrohet, mushkonjat që përhapin ethet tropikale janë gjetur edhe në Francë.

Në vitin 2010, Franca regjistroi rastet e para të transmetuara në nivel lokal të etheve tropikale – të transmetuara nga mushkonjat franceze dhe të kapura nga dikush që nuk kishte udhëtuar në një vend në rrezik.

Që atëherë ka pasur rreth 12 raste të transmetuara lokalisht çdo vit, por këtë verë ky numër u rrit në gati 40 raste.

Ndërkohë, më shumë se 570 raste të virusit të Nilit Perëndimor – një tjetër virus tropikal i transmetuar nga mushkonjat – janë regjistruar në Evropë këtë vit, me shumicën në Veneto, në Italinë veriore.

“Duket se ultësirat e Veneto-s po shfaqen si një habitat ideal për mushkonjat Culex, të cilat mund të strehojnë dhe transmetojnë virusin e Nilit Perëndimor”, ka treguar Michael Head, ekspert global i shëndetit në Universitetin e Southampton.

Ndryshimet e temperaturave dhe reshjet po krijojnë habitate të reja dhe po zgjerojnë gamën e mushkonjave që transmetojnë viruse.

Sakaq, autoritetet shëndetësore po e marrin seriozisht kërcënimin, me entomologët që kapin dhe testojnë popullatat e mushkonjave për të dalluar nëse ato strehojnë ndonjë gjë të re, si malaria, përpara se të fillojë të përhapet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit