-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Njihuni me ‘Haaland-in’ shqiptar, Redon Xhixha 8 gola në 3 ndeshjet e fundit

Kryesoret

Një “përbindësh” goli në Superligë, teksa Xhixha ia ka dalë që në tre javët e fundit të gjejë golin plot tetë herë. Superliga gjen ‘Haaland-in’ shqiptar, Redon Xhixha 8 gola në 3 ndeshjet e funditSulmuesi Xhixha dhe trajneri i Tiranës, Shehi.

Redon Xhixha ka marrë barrën e sulmit te Tirana në Superligë. Sulmuesi 24 vjeçar ka shënuar 10 gola në shtatë javët e para të sezonit, me kurbinasin që shkëlqeu në barazimin 3-3 të bardhebluve kundër Laçit. Tripletë e Xhixhës ndaj ish-ekipit, me kampionët në fuqi të vendit që u ndalën në “Selman Stërmasi” për javën e shtatë të Superligës.

Një “përbindësh” goli në Superligë, teksa Xhixha ia ka dalë që në tre javët e fundit të gjejë golin plot tetë herë. Tripletat ndaj Teutës dhe Laçit si edhe dopieta në derbin me Partizanin e kanë kthyer sulmuesin në “xhevahirin” e bardhebluve.

Tanimë 24 vjeçari ka hedhur dorezën në FSHF, me drejtuesit e Kombëtares që do duhet të kthejnë sytë nga futbolli vendas. Me vlerë 475 mijë euro në treg, Xhixha është lojtari me vlerën më të lartë në elitën e futbollit shqiptar, ndërsa forma dhe golat e këtij fillim sezoni e “barazojnë” me sulmuesin e City, Haaland.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit