Një sipërfaqe me ullinj është përfshirë nga flakët në zonën e Nivicës, në Himarë.
Nga zjarri janë djegur shumë rrënjë me ullinj. Mësohet se në vendngjarje kanë shkuar shërbimi zjarrfikës Himarë dhe ai i Sarandës.
Aktualisht ata po punojnë për shuarjen e tij. Në afërsi të zjarrit ndodhej edhe një lokal por fatmirësisht nuk u prek nga flakët.